“Unë mendoj se mund të më vrasin ose të më burgosin”.
Kjo ishte deklarata e atletit etiopian, Feyisa Lilesa. Në përfundim të maratonës, ku fitoi medaljen e argjendit, 26-vjeçari kryqëzoi duart në mbështetje të minoritetit etnik Oromo. Një gjest domethënës, por që mund të kthehet në një boomerang për atletin e garave të gjata.
Feyisa Lilesa sqaroi se kjo popullsi po diskriminohet. Familjarë të tij janë në burg dhe ai është i shqetësuar për sigurinë e gruas dhe dy fëmijëve. Lilesa pranoi se mund të qëndojë në Brazil, ose të shkojë në Kenia apo Shtetet e Bashkuara, por kjo varet nga mundësia për të marrë viza për familjen e tij.
Etnia Oromo përbën 1/3 e popullisë 100 milionëshe të Etiopisë, por është diskriminuar nga qeveria lokale. Feyisa Lilesa rrezikon edhe heqjen e medaljes së fituar, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën për shkak të mesazheve politike, të cilat janë të ndaluara në aktivitetet sportive.

Dergojeni andej nga ka ardhur bajgen, kerkon viza e pashaporta per familjaret.
Po ne Olimpiade etnia Oroma e dergoi apo shteti i Etiopise, ku ky pis pretendon se po thunohet familjarisht.