Atleti etiopian apelon për mbështetje të etnisë Oromo

Dita

“Unë mendoj se mund të më vrasin ose të më burgosin”.

Kjo ishte deklarata e atletit etiopian, Feyisa Lilesa. Në përfundim të maratonës, ku fitoi medaljen e argjendit, 26-vjeçari kryqëzoi duart në mbështetje të minoritetit etnik Oromo. Një gjest domethënës, por që mund të kthehet në një boomerang për atletin e garave të gjata.

Feyisa Lilesa sqaroi se kjo popullsi po diskriminohet. Familjarë të tij janë në burg dhe ai është i shqetësuar për sigurinë e gruas dhe dy fëmijëve. Lilesa pranoi se mund të qëndojë në Brazil, ose të shkojë në Kenia apo Shtetet e Bashkuara, por kjo varet nga mundësia për të marrë viza për familjen e tij.

Etnia Oromo përbën 1/3 e popullisë 100 milionëshe të Etiopisë, por është diskriminuar nga qeveria lokale. Feyisa Lilesa rrezikon edhe heqjen e medaljes së fituar, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën për shkak të mesazheve politike, të cilat janë të ndaluara në aktivitetet sportive.

Share This Article
1 Comment
  • Dergojeni andej nga ka ardhur bajgen, kerkon viza e pashaporta per familjaret.
    Po ne Olimpiade etnia Oroma e dergoi apo shteti i Etiopise, ku ky pis pretendon se po thunohet familjarisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *