Çfarë dihet për historinë e Gjakovës?

Dita

Burimet dëshmojë se Gjakova ka qenë e banuar nga ilirë dardanë.

Deri më 1582 ka qenë një vendbanim i vogël.

Më 1662, në kronikat e udhëpërshkruesve të huaj përmendet si një qytet me 2000 shtëpi dhe 300 dyqane, ndërsa gjatë Rilindjes Kombëtare ishte qendër e rëndësishme  e tregut të brendshëm shqiptar me rreth 1000 dyqane.

Në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit u shquan figura të kësaj treve, si Sulejman Vokshi, Mic Sokoli etj.

Edhe pas shtypjes së Lidhjes qyteti dhe malësia përreth mbetën vatra të kryengritjeve antiosmane.

Në vitet 1912-1913, pas pushtimit të Kosovës e viseve të tjera nga ushtritë serbo-malazeze dhe pas vendimeve arbitrare në Konferencën e Londrës, Gjakova u shkëput nga trungu amtar.

 

__________

Botuar në rubrikën Enciklopedi të gazetës DITA. Materialet e kësaj rubrike bazohen në të dhënat e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave 

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *