Burimet dëshmojë se Gjakova ka qenë e banuar nga ilirë dardanë.
Deri më 1582 ka qenë një vendbanim i vogël.
Më 1662, në kronikat e udhëpërshkruesve të huaj përmendet si një qytet me 2000 shtëpi dhe 300 dyqane, ndërsa gjatë Rilindjes Kombëtare ishte qendër e rëndësishme e tregut të brendshëm shqiptar me rreth 1000 dyqane.
Në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit u shquan figura të kësaj treve, si Sulejman Vokshi, Mic Sokoli etj.
Edhe pas shtypjes së Lidhjes qyteti dhe malësia përreth mbetën vatra të kryengritjeve antiosmane.
Në vitet 1912-1913, pas pushtimit të Kosovës e viseve të tjera nga ushtritë serbo-malazeze dhe pas vendimeve arbitrare në Konferencën e Londrës, Gjakova u shkëput nga trungu amtar.
__________
Botuar në rubrikën Enciklopedi të gazetës DITA. Materialet e kësaj rubrike bazohen në të dhënat e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave
Emri Gjakove vjen nga Jak Vula i cili ishte pronari i tokes ne shek XVI. Pra emri dmth Jak- ove, fusha e Jakut.
Kusheri i Edri Vula ?
Histori propogande
Kush eshte ne gjendje te me thote se kur dhe perse ka dale shprehja: Prej nga je. Prej Gjakove,Bere mire qe me tregove
Nuk është përmendur Bajram Curri,pastaj Haxhi Zeka është nga Malësia e Gjakovës,për t’u shpërngulë pastaj
familjarisht në Pejë.