Malaj i pavarur në Vlorë, KQZ merr në shqyrtim kërkesën

redaktor

Kërkesa e Arben Malaj për të kandiduar i pavarur në qarkun e Vlorës do të merret sot në shqyrtim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa listat e kandidatëve për deputetë do të miratohet në 14 maj.

“Ndërsa lidhur me kandidatët e pavarur mund te themi se jane 3 kandidat të mbështetur nga Zgjedhësit për zgjedhjet për kuvendin e Shqipërisë, të datës 23 qershor. Konkretisht, Dritan Prifti Qarku Fier (eshte miratuar ne mbledhjen e se shtunes), Arben Malaj Qarku Vlore (shqyrtohet neser ne mbledhjen e KQZ-se), Laureta Gjoni Qarku Vlore (eshte miratuar ne mbledhjet e muajit prill)”, tha një ditë më parë zëdhënësja e KQZ.

Aktualisht KQZ tha Drilona Hoxha ka nisur verifikimin e dokumenteve të kandidimit. “Ne Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Brenda afatit të përcaktuar në nenin 67, pika 1 dhe 2 kane depozituar lista shumemërore gjithësej 66 parti politike. Nga këto 66 parti politike, 61 parti politike janë parti të cilat janë pjesëtare të Koalicioneve Zgjedhore ndersa 4 parti janë parti të cilat do të kandidojnë më vete. KQZ në mbështetje të nenit 73 të Kodit Zgjedhor, eshte duke përpunuar dhe verifikuar dokumentacionin e kandididimit për të gjitha partitë qe kanë depozituar lista shumemërore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve brenda dates 14 maj 2013 duhet të miratojë ose refuzojë listat shumemërore të partive të sipërcituara”, tha Hoxha.

Share This Article
6 Comments
  • zoti rama ta siguroj qe nuk do te marresh asnje vote nga votuesit ne vlore! Ska nevoje te flas me shume sepse e din gabimin e bere…

  • Bravo ore vella se ke nderuar gjithe vloren, ne jemi me ty ne te gjithe veprimet qe do te nderrmarresh ore gjigandi Malaj 😀

  • Zoti rama me vjen shume keq por na ke zhgenjyer me kete veprim… Eshte veprimi me i gabur qe ke ndermarre ndonjehere!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *