Kërkesa e Arben Malaj për të kandiduar i pavarur në qarkun e Vlorës do të merret sot në shqyrtim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa listat e kandidatëve për deputetë do të miratohet në 14 maj.
“Ndërsa lidhur me kandidatët e pavarur mund te themi se jane 3 kandidat të mbështetur nga Zgjedhësit për zgjedhjet për kuvendin e Shqipërisë, të datës 23 qershor. Konkretisht, Dritan Prifti Qarku Fier (eshte miratuar ne mbledhjen e se shtunes), Arben Malaj Qarku Vlore (shqyrtohet neser ne mbledhjen e KQZ-se), Laureta Gjoni Qarku Vlore (eshte miratuar ne mbledhjet e muajit prill)”, tha një ditë më parë zëdhënësja e KQZ.
Aktualisht KQZ tha Drilona Hoxha ka nisur verifikimin e dokumenteve të kandidimit. “Ne Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Brenda afatit të përcaktuar në nenin 67, pika 1 dhe 2 kane depozituar lista shumemërore gjithësej 66 parti politike. Nga këto 66 parti politike, 61 parti politike janë parti të cilat janë pjesëtare të Koalicioneve Zgjedhore ndersa 4 parti janë parti të cilat do të kandidojnë më vete. KQZ në mbështetje të nenit 73 të Kodit Zgjedhor, eshte duke përpunuar dhe verifikuar dokumentacionin e kandididimit për të gjitha partitë qe kanë depozituar lista shumemërore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve brenda dates 14 maj 2013 duhet të miratojë ose refuzojë listat shumemërore të partive të sipërcituara”, tha Hoxha.
zoti rama ta siguroj qe nuk do te marresh asnje vote nga votuesit ne vlore! Ska nevoje te flas me shume sepse e din gabimin e bere…
Rama, humbesi me i madh i politikes!
Suksese zoti Malaj, te uroj fitore te thelle ne vlore!
Malaj mos e vrit mendjen se e ke te garantuar mandatin si deputet ne parlament!
Bravo ore vella se ke nderuar gjithe vloren, ne jemi me ty ne te gjithe veprimet qe do te nderrmarresh ore gjigandi Malaj 😀
Zoti rama me vjen shume keq por na ke zhgenjyer me kete veprim… Eshte veprimi me i gabur qe ke ndermarre ndonjehere!