Dy prindër nga Durrësi denoncojnë një ngjarje të rëndë dhe kërkojnë drejtësi nga shteti.
Idajet dhe Nevruze Çoniku, banues në lagjen numër 15 të Durrësit thonë se vajza e tyre 23 vjeçare Desara Çoniku (në foto) është torturuar dhe përdhunuar derisa ka përfunduar në spitalin Psikiatrik të Elbasanit.
Sipas tyre, 23 vjeçarja ishte e punësuar në një familje në qytetin e Durrësit dhe kujdesej për fëmijën e tyre 10 vjeçar ( i paralizuar). Por më 20 gusht, sipas prindërve të Desarës, kësaj të fundit i ka ardhur komunikimi nga punëdhënësit për largim nga puna.
“Tri ditë më pas, vajzën e mori dikush në telefon. Ajo iku zbathur nga shtëpia dhe nuk tha se ku po shkonte. Disa orë më pas e gjeta në shtëpinë e familjes ku punonte. Ajo doli e zhveshur lakuriq dhe kishte ikur nga mendtë e kokës”, thotë Novruze Çoniku.
Nëna e 23 vjeçares pohon se pasditen e 23 gushtit ka denoncuar ngjarjen ndërsa thotë se pas kësaj, vajza e saj u mbajt me pranga në polici.
Më datë 24, rrëfen Çoniku, vajza ka përfunduar në spitalin Psikiatrik të Elbasanit.
Për mjekët ligjorë, rrëfen nëna e Desarës, e reja nuk kishte shenja dhune.
“Gjithçka u bë shpejt e shpejt për të mbuluar të vërtetën e asaj që i kishte ndodhur sime bije. Ajo kishte shenja dhune në trup. Ne kërkojmë që shteti të zbardhë ngjarjen dhe të arrestojë personat që abuzuan me të dhe e çuan deri në atë gradë që është ajo”, – thotë për GSH nëna e 23 vjeçares.

E vetmja drejtsi eshte me ja fute ju lamshin bythes suaj,me gjete nje kallash dhe me vra dy persona ne ate shtepi ku ishte punsuar vajza
Ore gazetar : përse shkruani denancim i pa zakontë ?.
Kur ka ndodhur ngjarje e rëndë përdhunimi.!!!!
Dhe çdo ditë gazetat njoftojnë një përdhunim ,një rrëmbim ,një vrasje..