Denoncimi i pazakontë: Më përdhunuan vajzën në familjen ku punonte

Elton Tafaruci

Dy prindër nga Durrësi denoncojnë një ngjarje të rëndë dhe kërkojnë drejtësi nga shteti.

Idajet dhe Nevruze Çoniku, banues në lagjen numër 15 të Durrësit thonë se vajza e tyre 23 vjeçare Desara Çoniku (në foto) është torturuar dhe përdhunuar derisa ka përfunduar në spitalin Psikiatrik të Elbasanit.

Sipas tyre, 23 vjeçarja ishte e punësuar në një familje në qytetin e Durrësit dhe kujdesej për fëmijën e tyre 10 vjeçar  ( i paralizuar). Por më 20 gusht, sipas prindërve të Desarës, kësaj të fundit i ka ardhur komunikimi nga punëdhënësit për largim nga puna.

“Tri ditë më pas, vajzën e mori dikush në telefon. Ajo iku zbathur nga shtëpia dhe nuk tha se ku po shkonte. Disa orë më pas e gjeta në shtëpinë e familjes ku punonte. Ajo doli e zhveshur lakuriq dhe kishte ikur nga mendtë e kokës”, thotë Novruze Çoniku.

Nëna e 23 vjeçares pohon se pasditen e 23 gushtit ka denoncuar ngjarjen ndërsa thotë se pas kësaj, vajza e saj u mbajt me pranga në polici.

Më datë 24, rrëfen Çoniku, vajza ka përfunduar në spitalin Psikiatrik të Elbasanit.

Për mjekët ligjorë, rrëfen nëna e Desarës, e reja nuk kishte shenja dhune.

“Gjithçka u bë shpejt e shpejt për të mbuluar të vërtetën e asaj që i kishte ndodhur sime bije. Ajo kishte shenja dhune në trup. Ne kërkojmë që shteti të zbardhë ngjarjen dhe të arrestojë personat që abuzuan me të dhe e çuan deri në atë gradë që është ajo”, – thotë për GSH nëna e 23 vjeçares.

Share This Article
2 Comments
  • E vetmja drejtsi eshte me ja fute ju lamshin bythes suaj,me gjete nje kallash dhe me vra dy persona ne ate shtepi ku ishte punsuar vajza

  • Ore gazetar : përse shkruani denancim i pa zakontë ?.
    Kur ka ndodhur ngjarje e rëndë përdhunimi.!!!!
    Dhe çdo ditë gazetat njoftojnë një përdhunim ,një rrëmbim ,një vrasje..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *