Me 15 shtator Gjykata e Tiranës do të japë vendimin për ish-Ministrin e Punës, Spiro Ksera, i cili akuzohet për veprën penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”.
Në seancën e sotme gjyqësore, të pandehurit paraqiten mbrojtjen, duke kërkuar të gjithë pafajqësinë.Vetë ish-Ministri Ksera nuk ishte i pranishëm në seancë.
Nëse shpallet fajtor Ksera mund të dënohet me 2 vjet burg sipas pretencës së prokurorisë.
Kjo e fundit kërkoi 3 vjet burg për ish-ministrin e Berishës, por duke qenë se është gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar, Ksera përfiton uljen e 1/ 3 së dënimit.
Ish-ministri Ksera dhe 6 vartës të tij akuzohen se duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentet kanë vjedhur një shumë prej 30 milionë lekësh, fond i cili ishte deklaruar se ishte përdorur për një sërë aktivitetesh sociale, për shtresa të ndryshme në nevojë.
Sëbashku me të në gjykim të shkurtuar u gjykuan edhe katër ish vartës të akuzuar me të njejtën akuzë.
Organi i akuzës ka kërkuar 2 vite shërbim prove për Elisabeta Dodbibën e Artevis Menen si dhe 1.5 vite burg për Elda Kozajn që do i pezullohet dhe kalon në 2 vjet shërbim prove
Përjashtim nga gjykimi i shkurtuar bëri vetëm i pandehuri Kleves Bitro dhe i pandehuri tjetër Dritan Fejzullai të cilët do të vazhdojnë gjykimin normal, por me një tjetër trup gjykues.

u keputen ne tajare keta te Prkurorise
me 2 vjet burg qe tashme i ka bere
dmth edhe nese shpallet fajtor, lirohet
po nuk u shpall, do na kerkoj demshoerblim per paraburgimin
denojeni mor legenin rendshem te behet shembull per te tjeret
pse i perkedhelni me keto denime\
le qe cthem dhe une
gjykatesit jane per tu denuar per vete
Po Saliu, Ruli, Imami, Mediu, sekseret me ne krye shkelzenrat dhe argitrat do denohen ndonjehere?