Gjykata vendos në 15 shtator për ish-ministrin e Berishës

Elton Tafaruci

Me 15 shtator Gjykata e Tiranës do të japë vendimin për ish-Ministrin e Punës, Spiro Ksera, i cili akuzohet për veprën penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”.

Në seancën e sotme gjyqësore, të pandehurit paraqiten mbrojtjen, duke kërkuar të gjithë pafajqësinë.Vetë ish-Ministri Ksera nuk ishte i pranishëm në seancë.

Nëse shpallet fajtor Ksera mund të dënohet me 2 vjet burg sipas pretencës së prokurorisë.

Kjo e fundit kërkoi 3 vjet burg për ish-ministrin e Berishës, por duke qenë se është gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar, Ksera përfiton uljen e 1/ 3 së dënimit.

Ish-ministri Ksera dhe 6 vartës të tij akuzohen se duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentet kanë vjedhur një shumë prej 30 milionë lekësh, fond i cili ishte deklaruar se ishte përdorur për një sërë aktivitetesh sociale, për shtresa të ndryshme në nevojë.

Sëbashku me të në gjykim të shkurtuar u gjykuan edhe katër ish vartës të akuzuar me të njejtën akuzë.

Organi i akuzës ka kërkuar 2 vite shërbim prove për Elisabeta Dodbibën e Artevis Menen si dhe 1.5 vite burg për Elda Kozajn që do i pezullohet dhe kalon në 2 vjet shërbim prove

Përjashtim nga gjykimi i shkurtuar bëri vetëm i pandehuri Kleves Bitro dhe i pandehuri tjetër Dritan Fejzullai  të cilët  do të vazhdojnë gjykimin normal, por me një tjetër trup gjykues.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *