sgjesohen 12.514 bimë kanabis në Vlorë veri dhe jug të vendit.Për rastet janë arrestuar dy persona të dyshuar si kultivues të drogës. Në Tropojë u sekuestrua dhe një armë zjarri automatik.
Në Vlorë, policia asgjesoi 12.000 bimë kanabis në fshatrat Dukat, Kudhës dhe Treblovë, të mbjella në zona të vështira, kryesisht në mesin e pyjeve të dendura, të cilat u asgjësuan me anë të djegies me zjarr.
Policia ka arrestuar shtetasin A.K., 18 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë, i cili u kap në flagrancë në një parcelë me rreth 1.600 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, pranë vendit të quajtur “Majat e Gerxhinës”, Dukat.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë përgjegjës për kultivimin e këtyre bimëve narkotike.
Ndërsa në Tropojë, u asgjesuan 514 bimë kanabis gjatë finalizimit të operacionit policor të koduar “Alpet”. Bimët narkotike u gjetën gjatë kontrolleve në fshatin Gjonpepaj dhe Vranë.
Si rezultat i kontrollit të ushtruar në fshatin Gjonpepaj në afërsi të banesave të shtetasve Gjergj Ulndreaj dhe shtetasit D.D., u gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies 134 rrënjë bimë narkotike.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit D.D., në ambientet e brendshme ju gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri automatik.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gjergj Ulndreaj, 55 vjeç, banues në fshatin Gjonpepja, Tropojë.
Si dhe u proceduan penalisht shtetasit:
-D.D., 82 vjeç, banues në fshatin Gjonpepaj, Tropojë.
-Gj.D., 58 vjeç, banues në fshatin Gjonpepaj, Tropojë, me funksion Kryeplak i fshatit Gjonpepaj.
Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Vranë, u gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies 380 rrënjë bimë narkotike .
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tropojë, për veprime të mëtejshme.
