Asgjesohen 12.514 bimë kanabis, 2 në pranga

Elton Tafaruci

sgjesohen 12.514 bimë kanabis në Vlorë veri dhe jug të vendit.Për rastet janë arrestuar dy persona të dyshuar si kultivues të drogës. Në Tropojë u sekuestrua dhe një armë zjarri automatik.

Në Vlorë, policia asgjesoi 12.000 bimë kanabis në fshatrat Dukat, Kudhës dhe Treblovë, të mbjella në zona të vështira, kryesisht në mesin e pyjeve të dendura, të cilat u asgjësuan me anë të djegies me zjarr.

Policia ka arrestuar shtetasin A.K., 18 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë, i cili u kap në flagrancë në një parcelë me rreth 1.600 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, pranë vendit të quajtur “Majat e Gerxhinës”, Dukat.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë përgjegjës për kultivimin e këtyre bimëve narkotike.

Ndërsa në Tropojë,  u asgjesuan 514 bimë kanabis gjatë finalizimit të operacionit policor të koduar “Alpet”. Bimët narkotike u gjetën gjatë kontrolleve në fshatin Gjonpepaj dhe Vranë.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar në  fshatin Gjonpepaj në afërsi të banesave të shtetasve Gjergj Ulndreaj dhe shtetasit D.D., u gjetën   dhe asgjesuan  me anë të djegies 134 rrënjë bimë narkotike.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit D.D.,  në ambientet e brendshme ju gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri automatik.

Në përfundim të veprimeve të  para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gjergj Ulndreaj, 55 vjeç, banues në fshatin Gjonpepja, Tropojë.

Si dhe u proceduan penalisht shtetasit:

-D.D., 82 vjeç, banues në fshatin Gjonpepaj, Tropojë.

-Gj.D., 58 vjeç, banues në fshatin Gjonpepaj, Tropojë, me funksion Kryeplak i fshatit Gjonpepaj.

Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Vranë, u gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies 380 rrënjë bimë narkotike .

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *