Fushata për zgjedhjet e kësaj të diele në Bashkinë e Dibrës përgjithësisht ka qenë e përmbajtur në fjalor duke i shmangur fyerjet dhe sharjet. Por duket se mitingu i ditës së djeshme i mbylljes së fushatës së Partisë Demokratike ka sjellë dhe pikën kulmore në reagimin mes dibranëvef. Shkak është bërë fjalimi problematik e fyes i kryetarit të Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu.
Në fjalën e tij ai ka etiketuar socialistët si kastraveca ndërsa ka shkuar edhe më tej kur tha se “djemtë socialist vënë më shumë buzëkuq se mamatë e tyre dhe vajzat socialiste pinë alkool e bëhen tapë më shumë se baballarët e tyre, ndaj ai (Rama) s’ka fytyrë t’u japë mesazh dibranëve, shporreni Edi Ramën”.
Nuk mjaftoi kjo pasi Kreshnik Spahiu duke u shitur si shenjtor fyeu popullin dibran me njoftimet e tij se “përloten dibranët, një i paralizuar ringrihet duke dëgjuar Kreshnik Spahiun”.
Këto sjellje agresive dhe fyerje të rënda nuk janë pranuar nga populli i Dibrës. Dhjetra shoqata mësohet se i janë drejtuar me letra kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha duke i kërkuar të distancohet publikisht nga Spahiu dhe të mos e lejojë të jetë pjesë e tribunave të opozitës duke e konsideruar të padëshirueshëm. Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk do të ketë një distancim dhe reflektim nga kryetari i Partisë Demokratike do ta vënë në jetë vet bllokimin e hyrjes së këtij njeriu në Dibër pas fyerjeve që ka lëshuar në ditët e fundit.

nuk e besoj se kreshnikut i ka ardh hiqmi n DIBER