Dibranët e irrituar nga Kreshnik Spahiu, ultimatum Bashës: Mos e sill më këtu!

redaktor

Fushata për zgjedhjet e kësaj të diele në Bashkinë e Dibrës përgjithësisht ka qenë e përmbajtur në fjalor duke i shmangur fyerjet dhe sharjet. Por duket se mitingu i ditës së djeshme i mbylljes së fushatës së Partisë Demokratike ka sjellë dhe pikën kulmore në reagimin mes dibranëvef. Shkak është bërë fjalimi problematik e fyes i kryetarit të Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu.

Në fjalën e tij ai ka etiketuar socialistët si kastraveca ndërsa ka shkuar edhe më tej kur tha se “djemtë socialist vënë më shumë buzëkuq se mamatë e tyre dhe vajzat socialiste pinë alkool e bëhen tapë më shumë se baballarët e tyre, ndaj ai (Rama) s’ka fytyrë t’u japë mesazh dibranëve, shporreni Edi Ramën”.

Nuk mjaftoi kjo pasi Kreshnik Spahiu duke u shitur si shenjtor fyeu popullin dibran me njoftimet e tij se “përloten dibranët, një i paralizuar ringrihet duke dëgjuar Kreshnik Spahiun”.

Këto sjellje agresive dhe fyerje të rënda nuk janë pranuar nga populli i Dibrës. Dhjetra shoqata mësohet se i janë drejtuar me letra kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha duke i kërkuar të distancohet publikisht nga Spahiu dhe të mos e lejojë të jetë pjesë e tribunave të opozitës duke e konsideruar të padëshirueshëm.  Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk do të ketë një distancim dhe reflektim nga kryetari i Partisë Demokratike do ta vënë në jetë vet bllokimin e hyrjes së këtij njeriu në Dibër pas fyerjeve që ka lëshuar në ditët e fundit.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *