Ndahet nga jeta Shimon Peres

Elton Tafaruci

U nda nga jeta në moshën 93 – vjeçare, ish – Presidenti i Izraelit, Shimon Peres.

Ish – kreu izraelit i shtetit ishte në gjendje të rëndë prej dy javësh, pasi u godit nga një ishemi cerebrale. Mjekët  flisnin për një gjendje stabël, por në orët e para të mëngjesit gjendja u përkeqësua.

Shimon Peres ishte një nga themeluesit e shtetit të Izraelit, në vitin 1948.

Në vitin 1994, ai mori Nobel për paqen, për kontributin e tij në negociatat me palestinezët. Peres tha asokohe se palestinezët janë fqinjët më ta afërt të izraelitëve dhe mund të bëhen gjithashtu edhe miqtë më të mirë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *