U nda nga jeta në moshën 93 – vjeçare, ish – Presidenti i Izraelit, Shimon Peres.
Ish – kreu izraelit i shtetit ishte në gjendje të rëndë prej dy javësh, pasi u godit nga një ishemi cerebrale. Mjekët flisnin për një gjendje stabël, por në orët e para të mëngjesit gjendja u përkeqësua.
Shimon Peres ishte një nga themeluesit e shtetit të Izraelit, në vitin 1948.
Në vitin 1994, ai mori Nobel për paqen, për kontributin e tij në negociatat me palestinezët. Peres tha asokohe se palestinezët janë fqinjët më ta afërt të izraelitëve dhe mund të bëhen gjithashtu edhe miqtë më të mirë.
