LISTA: Zbulohen emrat nga Shqipëria që dekorohen sot nga Thaçi

redaktor

Kosova do dekorojë këtë të hënë disa personalitete nga Shqipëria.

Veç Dritëro Agollit, dekorimi i të cilit u njoftua më herët, Presidenti i Kosovës do dekorojë edhe 15 të tjerë, disa pas vdekjes.

Burime nga Prishtina bën të ditur për DITA se nesër me Urdhërin e Pavarësisë do të dekorohen:

Dritero Agolli

Xhevahir Spahiu

Moikom Zeqo

Shaban Sinani

Ekrem Bardha

Vladimir Prela, pas vdejes

Sabri Godo, pas vdekjes

Ndërsa, me Urdhërin Presidencial për Merita do dekorohen:

Naim Zoto

Agim Doçi

Gjok Beci

Eduard Mazi

Fatime Sokoli

Edmond Zhulali

Hamit Boriçi

Dritan Hoxha

Marenglen Verli

Share This Article
12 Comments
  • Majtas, Majtas, Majtas…
    I Perjetshem Vlladimir Mahakovsky ne trojet shiptare…
    Thachi po shperblen bashkepunetoret e kohes ilegale ne Tirane…
    Mwrite apo Meritat per cfare?!

    Kot themi te bashkohemi. Ne jemi nje ne veset tona!

    • Ne rusisht e ka mayakovsky ai poeti .. O mashtrimi …..CUDI QE KETA TE UCK JAPIN DEKORATA PER ATA QE I KAN MBESHTET E JO PER ATA QE ISHIN KUNDER UCK E KUNDER KOSOVES

  • 2 LAJME TE MIRA:
    -Emerimi i Bedri Islamit keshilltar i presidentit
    -Dekorimi i disa intelektualeve qe kane bere histori
    Per fatin e mire Kosova çdo dite po ve ndonje gur ne themelet e shtetit e indetitetit!
    Per fatin e keq Shqiperija ka 25 vjet qe po heq gure nga themelet e shtetit e po humb indetitet!

  • Zoti Thaçi! ke harruar nje pa dekoruar,Sali Berishen.Ai duhet dekoruar per nje motiv te veçante “per dergimin e naftes per tanket e Millosheviçit qe te vriste kosovaret”.Nuk e kuptoi,pse e kini bere kete “gabim”?

  • Po Ekrem Bardha pse dekorohet? çfare kontributi ka dhene ai nga amerika? Asgje.Ai eshte nje bastard dhe asgje me shume.Jepjani dekoraten atij qe i takon si psh Dritero Agollit,po,por jo disave qe nuk u takon.

  • Si qytetar i ketij vendi mendoje se i pari qe duhet dekoruar me Dekoraten e Pavaresise duhet te ishte ish K/M Pandeli Majko. Ndersa per emra te tjere qe do te dekorohen si A.Doci.E.Zhulali,E.Mazi nuk e kam idene se cfare kontributi kane per ceshtjen kosovare.

  • Ahmet Qeriqi: Presidenti Hashim Thaçi ndan dekorata në Tiranë, por anashkalon ata që kanë
    derdhur gjak për çlirimin e Kosovës

    Prishtine, 03.10.2016

    Ndarja e dekoratave nga kryetarët e deritanishëm të Kosovës, gjithnjë
    është manifestuar me anime politike e ideologjike dhe asnjëherë deri
    tani, me ndonjë përjashtim, nuk është bazuar në kritere të mirëfillta,
    të paanshme dhe meritore.
    Tani që është zgjedhur kryetar partiak i Kosovës, Hashim Thaçi, ka
    nisur edhe ndarjen e dekoratave, kuptohet sipas përzgjedhjeve,
    bindjeve dhe animeve të tij politike.
    Nuk di sa është momenti për një veprim të tillë, ceremonial, kur
    Kosova dhe Shqipëria, por edhe mbarë vendet ku jetojnë shqiptarët
    ndodhen në një gjendje të rëndë, jo vetëm ekonomike por edhe politike
    e shoqërore, në një gjendje ku kaosi, anarkia, mungesa e zbatimit të
    ligjit, korrupsioni, përçarjet, dhuna, krimi dhe deformimet e
    ndryshme, ia kanë zënë frymën kombit, në rrugë drejt përparimit e
    mirëqenies.
    Por duke qenë se kryetarët e shteteve te ne nuk merren me hallet e
    popullit, por me të zgjedhurit e të përzgjedhurit e partive, klaneve,
    fiseve e bajraqeve të tyre, ndarja e dekoratave përdoret krejtësisht
    për qëllime politike, partiake pse jo edhe krahinore.
    Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës në Tiranë, ka paraparë
    të dekorojë 13 personalitete shqiptare nga fusha e kulturës dhe
    shkencës, për sikur thuhet rolin e tyre të veçantë në shërbim të
    lirisë dhe shtet-ndërtimit të Kosovës. Me “Urdhrin e Pavarësisë” do të
    dekorohen: Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu, Moikom Zeqo, Shaban
    Sinani, Ekrem Bardha, Vladimir Prela, pas vdekjes, Sabri Godo, pas
    vdekjes. Ndërsa me Urdhrin Presidencial për Merita do të dekorohen:
    Naim Zoto, Agim Doçi, Gjokë Beci, pas vdekjes. Eduard Mazi, Fatime
    Sokoli, pas vdekjes, si dhe Edmond Zhulali. Në këtë mes ndodhet vetëm
    një femër shqiptare, gjithsesi personalitet i këngës, Fatime Sokoli,
    por asnjë femër tjetër nga Shqipëria, nga mesi i të cilave ka mjaft
    nga ato që kanë merituar dekorata, në mos të tjerat, janë pikërisht
    nënat që kanë rritur bij e bija, për t’ ia falur çlirimit të Kosovës.
    Asnjë nënë e dëshmorit nga Shqipëria nuk ndodhet në mesin e të
    dekoruarave. Po të ishte gjallë Fatime Sokoli, me siguri se nuk do ta
    kishte marrë dekoratën e Hashim Thaçit, para një nëne të dëshmorit.

    Askush nuk do të kontestonte kontributin që kanë dhënë dhe po japin
    këto personalitete për letërsinë, shkencën, kulturën. Megjithatë kjo
    përzgjedhje është shumë larg nga ajo më meritorja, sepse më të
    merituarit për çlirimin e Kosovës, kanë qenë dhe do të mbesin
    përgjithmonë ata, që kanë dhënë gjakun e tyre dhe ata që kanë lënë
    gjymtyrët e tyre gjatë luftërave në Kosovë, në Kosovën Lindore dhe në
    Maqedoni, ata që kanë drejtuar me shumë sukses luftën në zona të
    caktuara. Asnjë i gjallë nuk mund të barazohet me ta, ashtu sikur nuk
    barazohet asnjë i gjallë tjetër me oficerët e lartë të Shqipërisë, të
    cilët kanë marrë pjesë në tri luftërat tona çlirimtare dhe kanë dhënë
    një kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës nga robëria
    serbe.

    Thaçi nuk ka dekoruar asnjë pjesëtar apo oficer të Shqipërisë, që ka
    marrë pjesë në luftën e UÇK-së

    Me rastin e përgatitjes së listës së dekoratave që do të ndajë sot në
    Shqipëri, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi. Në mesin e tyre nuk
    ndodhet asnjë oficer apo kuadër i lartë i SHP të Përgjithshëm të
    UÇK-së, dhe asnjë nga dëshmorët që kanë rënë në luftë për çlirimin e
    trojeve të pushtuara të Shqipërisë. Në mesin e tyre nuk figuron madje
    as komandanti i tri luftërave çlirimtare, heroi i kombit, Tahir
    Sinani. Thaçi asnjëherë pas luftës nuk ka takuar oficerët e lartë të
    Shqipërisë, të cilët kanë luftuar në Kosovë dhe tre prej tyre kanë
    qenë edhe anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm, madje edhe komandantë të
    zonave. Injorimi i këtij segmenti kombëtar, nuk iu bën nder as
    personaliteteve shqiptare, që sot do të marrin dekorata nga Thaçi,
    sepse asnjëri prej tyre nuk ka dhënë kontributin për çlirimin e
    Kosovës, në atë nivel, sikur ata që kanë derdhur gjak: Tahir Sinani,
    Skerdilajd Llagami, Astrit Suli, Endrit Cara, Halit Coka e dhjetëra të
    tjerë.

    Janë lënë anash bashkëluftëtarët e dëshmorëve nga të gjallët: Kolonel,
    Dilaver Goxhai, kolonel, Bardhyl Tahiri, Kolonel, Adem Shehu,
    Komandanti i divizionit të Kukësit, gjeneral, Kudusi Lame, ish
    kryeministri i Shqipërisë gjatë luftës, Pandeli Majko, ish Ministri i
    Mbrojtjes gjatë luftës, Sabit Brokaj dhe sa e sa të tjerë.

    Nuk e di si ndihen sot të dekoruarit e gjallë, përveç Dritëro Agollit,
    i cili pa dyshim se është më meritori i të përzgjedhurve. Si ndihen të
    tjerët nga të gjallët, që sot marrin dekorata madje edhe pa praninë në
    ceremoni të atyre komandantëve e luftëtarëve të lirisë së Kosovës nga
    Shqipëria, që kanë lënë gjymtyrët e tyre, duke luftuar përballë
    forcave vrastare të policisë dhe ushtrisë së Milosheviqit. Besoj se
    shumë nga të dekoruarit nuk do të ndihen mirë, kur të kuptojnë se nga
    mesi i të dekoruarve janë anashkaluar më të merituarit.

  • Nuk e kuptoj si nuk ia kane rekomanduar Presidentit emrin e kengetarit famoz, Arf Vladi?!
    “Jam kosova e shqiptarise”, “Marshi i U C K-se”, “Kenga e Jakup Ferrit”, “Kenga e Anton Cetes”, jane kulmi e Epikes dhe mo to ne goje, kosovaret kane shkuar drejt vdekes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *