
Florida Hoxha është një vajzë e re shqiptare që prej 10 muajsh punon për Fondacionin Clinton në Nju Jork.
Javën e shkuar, ajo kërkoi leje nga puna, pasi i duhej të shkonte në Shqipëri, duke treguar se arsyeja pse dëshironte të vizitonte vendlindjen, ishte 85 vjetori i gjyshi të saj në Tropojë.
Dy ditë përpara se të nisej për në Shqipëri, Floridës i erdhi një zarf.
Ajo tregon për dritare.net, gjithë habinë dhe emocionin e saj, kur pa brenda në zarf një letër, të firmosur nga vetë ish Presidenti amerikan, Bill Klinton.
Klinton i uronte ditëlindjen gjyshit të punonjëses së Fondacionit të tij, me këto fjalë:
“I dashur Januz,
Gëzuar 85 vjetorin.
Uroj të festoni gëzueshëm dhe që viti pasardhës të sjellë kujtime të mrekullueshme për ju dhe njerëzit tuaj të dashur.
Sinqerisht,
Bill Clinton”./dritare.net

Nje konsiderate e jashtezakonshme, jo vetem per ate familie te nderuar te cupes Florinda Hoxha,punesuar ne Fondacionin Clinton ne NW-Jork,uruar 85 vjetorin e te atit Jonuz Hoxha me rastin e 85 vjetorit te lindies .
Falenderime i nderuar BIL KLINTON, ish president i shteteve te bashkuare te Amerikes,sa bashkeshorti i zonjes Hillari Klinton qe i urojme fitore ne garen e sukseseshme PRESIDENCIALE.te priteshme.
Ky nderim eshte nderim per gjithe shqiptaret e kudondodhur. Nuk gjej shprehie falenderimi.
Emigranti shqiptar ne Toronto te Kanadase
Mesuesi 80 vjecar PENSIONIST
Dhimiter M. Xhoga.
Toronto 04-10-2016.
Urime gjyshit qe ke nje mbese te arsimuar e te zonjen.