Urimi i Bill Klinton për ditëlindjen e 85-vjeçarit nga Tropoja

Elton Tafaruci

Florida Hoxha është një vajzë e re shqiptare që prej 10 muajsh punon për Fondacionin Clinton në Nju Jork.

Javën e shkuar, ajo kërkoi leje nga puna, pasi i duhej të shkonte në Shqipëri, duke treguar se arsyeja pse dëshironte të vizitonte vendlindjen, ishte 85 vjetori i  gjyshi të saj në Tropojë.

Dy ditë përpara se të nisej për në Shqipëri, Floridës i erdhi një zarf.

Ajo tregon për dritare.net, gjithë habinë dhe emocionin e saj, kur pa brenda në zarf një letër, të firmosur nga vetë ish Presidenti amerikan, Bill Klinton.

Klinton i uronte ditëlindjen gjyshit të punonjëses së Fondacionit të tij, me këto fjalë:

“I dashur Januz,

Gëzuar 85 vjetorin.

Uroj të festoni gëzueshëm dhe që viti pasardhës të sjellë kujtime të mrekullueshme për ju dhe njerëzit tuaj të dashur.

Sinqerisht,

Bill Clinton”./dritare.net

Share This Article
2 Comments
  • Nje konsiderate e jashtezakonshme, jo vetem per ate familie te nderuar te cupes Florinda Hoxha,punesuar ne Fondacionin Clinton ne NW-Jork,uruar 85 vjetorin e te atit Jonuz Hoxha me rastin e 85 vjetorit te lindies .
    Falenderime i nderuar BIL KLINTON, ish president i shteteve te bashkuare te Amerikes,sa bashkeshorti i zonjes Hillari Klinton qe i urojme fitore ne garen e sukseseshme PRESIDENCIALE.te priteshme.
    Ky nderim eshte nderim per gjithe shqiptaret e kudondodhur. Nuk gjej shprehie falenderimi.

    Emigranti shqiptar ne Toronto te Kanadase
    Mesuesi 80 vjecar PENSIONIST
    Dhimiter M. Xhoga.
    Toronto 04-10-2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *