“As Kosovës nuk i them Republikë, as mbiemri Thaçi nuk është shqip”

redaktor

Kur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i dorëzoi në shtëpi medaljen “Urdhri i Pavarësisë”, shkrimtarit Dritëro Agolli, gjatë bisedës ka patur dy momente që kanë tërhequr veçanërisht vëmendjen e medias në Prishtinë.

Që në fillim të bashkëbisedimit, shkrimtari u shpreh se e ka të vështirë ta thotë emrin Republikë e Kosovës.

Ai propozon madje një emër tjetër, – raporton Dita.

“Sot kemi dy Republika, Republika e Kosovës edhe Republika e Shqipërisë, bile edhe unë mezi e them e Shqipërisë dhe e Kosovës se ato mund të thuhen më mirë e Shqipërisë këtej Drinit dhe e Shqipërisë përtej Drinit” – tha shkrimtari.

Agolli po ashtu i korrigjoi mbiemrin Presidentit të Kosovës:

Këta ju thonë Hashim Thaçi, unë “h”-në do të ta heq, do të them Taçi sepse kështu është. “TH”-ja është mbeturinë e vjetër e fjalëve anglosaksone. Në Kolonjë, kemi: Taçi i sipërm e Taçi i poshtëm .

Dita

Share This Article
7 Comments
  • Per zotin Thaci kam shume respekt se gjithmon kur viziton Tiranen pij kafe me nenen Nexhmije brovo i qofte

    • Hahahaha . I nadh Driteroi .
      Aty kur flet per Tacin ka permendur emrin e fshatit te plakut tim ne Kolonje

  • I madhi yne Dritero!
    I pa peseriteshmi, gjeniu i letrave , idhulli im dhe i brezit tim!
    Kush mund ta thoshte kete pervec jush?
    Nje Dritero duan 7 milion shqiptaret sot dhe jo gjithe keta te tjere, qofshin politikane apo shkrimtare qe nuk kane guximin te thone nje fjale.
    Respekte i madhi Dritero dhe jete te gjate!

  • Obobo moj nëne, ky cdo dite qe kalon vazhdon te rrjedhë. Po e la Zoti gjalle edhe nja dy tre vjet te tjera do te degjoni gjera si “Te gjitha grate e Botes e kane emrin Sadie”, ose “Kur isha une i vogel ne Devoll, nje dite Dielli lindi nga Perendimi”, ose “Librin “Lufta dhe Paqja” e kam shkruar une, mbasi i mora nje interviste te gjate Napoleon Bonapartit per mbareshtimin e gjedhit ne Devoll” etj. etj. Po nuk eshte kjo e keqja, puna eshte se mediat do te vazhdojne t’i botojne keto budallalleqe si perla te urtesise shqiptare, apo duhet te them devollite.

  • Shum bukur e sakte i madhi Kadare , Thaci ose Taci sic e quan Ti duhet te jete presidenti i pare i dy republikave shqiptare te bashkuara .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *