Kur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i dorëzoi në shtëpi medaljen “Urdhri i Pavarësisë”, shkrimtarit Dritëro Agolli, gjatë bisedës ka patur dy momente që kanë tërhequr veçanërisht vëmendjen e medias në Prishtinë.
Që në fillim të bashkëbisedimit, shkrimtari u shpreh se e ka të vështirë ta thotë emrin Republikë e Kosovës.
Ai propozon madje një emër tjetër, – raporton Dita.
“Sot kemi dy Republika, Republika e Kosovës edhe Republika e Shqipërisë, bile edhe unë mezi e them e Shqipërisë dhe e Kosovës se ato mund të thuhen më mirë e Shqipërisë këtej Drinit dhe e Shqipërisë përtej Drinit” – tha shkrimtari.
Agolli po ashtu i korrigjoi mbiemrin Presidentit të Kosovës:
Këta ju thonë Hashim Thaçi, unë “h”-në do të ta heq, do të them Taçi sepse kështu është. “TH”-ja është mbeturinë e vjetër e fjalëve anglosaksone. Në Kolonjë, kemi: Taçi i sipërm e Taçi i poshtëm .
Dita

Per zotin Thaci kam shume respekt se gjithmon kur viziton Tiranen pij kafe me nenen Nexhmije brovo i qofte
Hahahaha . I nadh Driteroi .
Aty kur flet per Tacin ka permendur emrin e fshatit te plakut tim ne Kolonje
Mencuria e Driteroit nuk ka shterim.Cdo fjale, do mendim te shprehur prej tij kane se cfare te thone nga realiteti shqiptar.
Thaci shpjegohet me gjuhen shqipe: Thash, qe sh shqiptohet c.
Na edhe nje tjeter skizofrern gjoja “pellazg”, por ne te vertete nje mbetje mjerane turkoarabe.
I madhi yne Dritero!
I pa peseriteshmi, gjeniu i letrave , idhulli im dhe i brezit tim!
Kush mund ta thoshte kete pervec jush?
Nje Dritero duan 7 milion shqiptaret sot dhe jo gjithe keta te tjere, qofshin politikane apo shkrimtare qe nuk kane guximin te thone nje fjale.
Respekte i madhi Dritero dhe jete te gjate!
Obobo moj nëne, ky cdo dite qe kalon vazhdon te rrjedhë. Po e la Zoti gjalle edhe nja dy tre vjet te tjera do te degjoni gjera si “Te gjitha grate e Botes e kane emrin Sadie”, ose “Kur isha une i vogel ne Devoll, nje dite Dielli lindi nga Perendimi”, ose “Librin “Lufta dhe Paqja” e kam shkruar une, mbasi i mora nje interviste te gjate Napoleon Bonapartit per mbareshtimin e gjedhit ne Devoll” etj. etj. Po nuk eshte kjo e keqja, puna eshte se mediat do te vazhdojne t’i botojne keto budallalleqe si perla te urtesise shqiptare, apo duhet te them devollite.
Shum bukur e sakte i madhi Kadare , Thaci ose Taci sic e quan Ti duhet te jete presidenti i pare i dy republikave shqiptare te bashkuara .