Ministri për Çështjet vendore Bledi Çuçi ka deklaruar se 44 ekspertë të huaj do te asistojnë për një periudhë 30 mujore institucionet shqiptare në forcimin e politikave dhe burimeve njerezore per luftën ndaj korrupsionit.
Bëhet fjalë për një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe atyre gjermane dhe austriake- tha ministri, sipas të cilit “institucionet gjermane dhe austriake do të ndihmojnë drejperdrejt institucionet shqiptare në zbatimin e politikave kundër korrupsionit”.
Ky projekt do të udhëhiqet nga vetë Çuçi, i cili është edhe Koordinatori Kombëtar Kundër Korrupsionit.
Institucionet që do përfshihen në këtë lloj monitorimi të pazakontë janë Kontrolli i Lartë i Shtetit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Vetem kur t’i shoh frutet e ketij akti do te besoj ne dobine e tij.Duhet te jete permanent informimi I publikut ,per punen dhe rezultatet e tyre.Mire do te ishte te behej publike edhe fatura e kesaj sipermarrje,sepse eshte fature per xhepin e shqiptareve.
30 muaj dalin e teprojne per pastrimin qilizme te institucioneve themelore te shtetit te shqiptareve nga te korruptuarit dhe instalimin e njerezve besnike te ligjit e shtetit ne punen e tyre.
Ti marrin te gjitha institucionet dh ti nxjerrin jashte me shqelma gjithe shqiptaret qe dine vetem te vjedhin dhe te shkaterrojne shtetin e tyre.
Me gjithe zemer le ta marrin dhe do shikojme qe do vije era shtet.
ka rene poshte prodhimi.Me gjithe keto universitete private nuk prodhokemi dot spiune por u dashka ti importojme?