44 “spiunë” gjermanë e austriakë infiltrohen në administratë?

Elton Tafaruci

Ministri për Çështjet vendore Bledi Çuçi ka deklaruar se 44 ekspertë të huaj do te asistojnë për një periudhë 30 mujore institucionet shqiptare në forcimin e politikave dhe burimeve njerezore per luftën ndaj korrupsionit.

Bëhet fjalë për një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe atyre gjermane dhe austriake- tha ministri, sipas të cilit “institucionet gjermane dhe austriake do të ndihmojnë drejperdrejt institucionet shqiptare në zbatimin e politikave kundër korrupsionit”.

Ky projekt do të udhëhiqet nga vetë Çuçi, i cili është edhe Koordinatori Kombëtar Kundër Korrupsionit.

Institucionet që do përfshihen në këtë lloj monitorimi të pazakontë janë Kontrolli i Lartë i Shtetit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Share This Article
3 Comments
  • Vetem kur t’i shoh frutet e ketij akti do te besoj ne dobine e tij.Duhet te jete permanent informimi I publikut ,per punen dhe rezultatet e tyre.Mire do te ishte te behej publike edhe fatura e kesaj sipermarrje,sepse eshte fature per xhepin e shqiptareve.
    30 muaj dalin e teprojne per pastrimin qilizme te institucioneve themelore te shtetit te shqiptareve nga te korruptuarit dhe instalimin e njerezve besnike te ligjit e shtetit ne punen e tyre.

  • Ti marrin te gjitha institucionet dh ti nxjerrin jashte me shqelma gjithe shqiptaret qe dine vetem te vjedhin dhe te shkaterrojne shtetin e tyre.

    Me gjithe zemer le ta marrin dhe do shikojme qe do vije era shtet.

  • ka rene poshte prodhimi.Me gjithe keto universitete private nuk prodhokemi dot spiune por u dashka ti importojme?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *