Apeli i Holtkemper: Mos e shisni votën!

redaktor

“Mos e shisni votën! Nuk është ide e mirë të shesësh votën gjatë zgjedhjeve” .

Ky është mesazhi që i ka përcjellë të rinjve ambasadorja gjermane Carolla Holtkemper gjatë vizitës në shkollën e mesme “Aleks Buda” në Laprakë.

Ambasadorja Holtkemper u është përgjigjur gazetarëve  edhe në lidhje me situatën e krijuar në Komisionin Qëndor të Zgjedhjeve për të cilin ka theksuar  se ky institucion duhet të funksionojë si i plotë.

“Nuk është e kënaqshme situata në KQZ, duhet të kërkohet që të jetë e plotë” ka theksuar ambasadorja.

Ambasadorja gjermane ka ndjekur nga afër procesin e simulimit të votimit në maturat e shkollës së mesme “Aleks Buda” në Laprakë, në kuadër të programit të Këshillit të Evropës “Fushata e ndërgjegjësimit të votuesve për herë të parë”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *