“Mos e shisni votën! Nuk është ide e mirë të shesësh votën gjatë zgjedhjeve” .
Ky është mesazhi që i ka përcjellë të rinjve ambasadorja gjermane Carolla Holtkemper gjatë vizitës në shkollën e mesme “Aleks Buda” në Laprakë.
Ambasadorja Holtkemper u është përgjigjur gazetarëve edhe në lidhje me situatën e krijuar në Komisionin Qëndor të Zgjedhjeve për të cilin ka theksuar se ky institucion duhet të funksionojë si i plotë.
“Nuk është e kënaqshme situata në KQZ, duhet të kërkohet që të jetë e plotë” ka theksuar ambasadorja.
Ambasadorja gjermane ka ndjekur nga afër procesin e simulimit të votimit në maturat e shkollës së mesme “Aleks Buda” në Laprakë, në kuadër të programit të Këshillit të Evropës “Fushata e ndërgjegjësimit të votuesve për herë të parë”