Nizam quhej ushtria e rregullt e Perandorisë Osmane (më pas edhe ushtari i rekrutuar në këtë ushtri). Organizimin e Nizamit e nisi në fillim të shek XIX Selimi III. E vazhdoi me energji këtë reformë, në kuadrin e përgjithshëm të Tanzimatit, Mahmudi II.
Pas shembjes së pashallëqeve shqiptare filloi në Shqipëri në vitet ’30 rekrutimi i rregullt i ushtarëve nizamë. Shërbimi ushtarak ishte i detyrueshëm pa shpërblim për të gjithë myslimanët për 5 vjet si rekrutë e 7 vjet si rezervistë (redif).
Të krishterët paguanin një tatim të veçantë (nizamie) në vend të shërbimit ushtarak. Zbatimi i Nizamit u bë një nga shkaqet për shpërthimin e kryengritjeve popullore të viteve ’30 të shek XIX dhe ka lënë një jehonë të gjerë në këngët popullore të kohës.
n.s. / dita

Pse merreni me kto fjal turke se boll jua pam sherrin tash 500-600vjet.A e dini shprehjen mall turk per keq perdoret.
Allahu Ekber
Mbetet me turkun e arabin. Kujt I duhen e kujt I hyne ne pune !?