Ç’do të thotë Nizam?

anazapta

Nizam quhej ushtria e rregullt e Perandorisë Osmane (më pas edhe ushtari i rekrutuar në këtë ushtri). Organizimin e Nizamit e nisi në fillim të shek XIX Selimi III. E vazhdoi me energji këtë reformë, në kuadrin e përgjithshëm të Tanzimatit, Mahmudi II.

Pas shembjes së pashallëqeve shqiptare filloi në Shqipëri në vitet ’30 rekrutimi i rregullt i ushtarëve nizamë. Shërbimi ushtarak ishte i detyrueshëm pa shpërblim për të gjithë myslimanët për 5 vjet si rekrutë e 7 vjet si rezervistë (redif).

Të krishterët paguanin një tatim të veçantë (nizamie) në vend të shërbimit ushtarak. Zbatimi i Nizamit u bë një nga shkaqet për shpërthimin e kryengritjeve popullore të viteve ’30 të shek XIX dhe ka lënë një jehonë të gjerë në këngët popullore të kohës.

n.s. / dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *