Dinjiteti njerëzor, në nivelin zero

anazapta

Politikat  e  zgjerimit të Bashkimit  Europian  janë  përcaktuar qartë në nenin 49 të traktatit të këtij unioni. Shqipëria e Saliut nuk plotëson asnjë kriter dhe gjithçka thuhet janë fjalë propagandistike  që  bëhet  për  të  hutuar  miletin  siç është  dhe heqja  e vizave amerikane. Dinjiteti njerëzor nuk respektohet as në nivelin zero nga kjo qeverisje e nëmur. Kjo u pa në grevën e urisë ku u dëgjën dy njerëz të vuajtur në burgjet e sistemit komunist. Njëri prej tyre u la të vdiste.

Por është parë me shfrytëzimin barbar të kromit të Bulqizës ku deri tani kanë vdekur në krye të detyrës plot 25 njerëz fukarenj, të pasiguruar as jetën dhe asgjë tjetër. Dinjiteti njerëzor u pa me Gërdecin. Askush nuk kuptoi se kush ishte sipërmarrësi, pse u bë pikërisht aty demontimi, sa para u futën në xhepat e dajës  dhe sa te xhepat e lalës, kush qe fajtori etj. Vetëm pse u godit me gurë makina e kryeministrit nga një njeri e degjeneruan në paraburgim madje e detyruan të gjorin të thotë se do të votojë Partinë Demokratike.

Ligji nuk respektohet,nuk zbatohet dhe shpesh u jepet karakter formal. Tani në prag zgjedhjesh po ndërtohet pa leje kudo,nuk paguhen drita e ujë,bëhen shkarkime dhe emërime partizanësh në këmbim të votave dhe gjithçka tjetër  është e  pranishme  në  funksion  zgjedhjeve  e  pushtetit politik të  korruptuar. Shqipëria kriterin politik nuk e plotëson sa kohë nuk është në gjëndje të organizojë zgjedhje të  lira e të ndershme njerëzish të qetë.

Ndaj Shqipërisë u bë mjaft lëshim lidhur me antarësimin e saj në NATO dhe tashmë ajo ende s’ka provuar se e meriton atë po të kemi parasysh detyrat  që  lidhen  me demontimin, shkarkimet  e  paligjëshme  të gjeneralëve dhe strukturave të tjera dhe privatizimet  e aseteve ushtarake të realizuara në konflikt interesi.

Ngjarjet e vazhdueshme politike, diplomatike, ekonomike, ushtarake e më gjërë, kanë  pezmatuar  aktorët  kryesorë  që  kanë në  dorë integrimin e prespektivën  europiane  të  vëndit. Kjo detyrë e pazbatuar nga kjo qeveri unë besoj se do marrë jetë pas zgjedhjeve të 23 Qershorit. Edi Rama  ka treguar se di të mos i ndajë fjalët nga veprat.

Letër e nënshkruar: Sadedin Çeliku

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *