Një aksident ka ndodhur rreth orës 17:00 në kryeqytet, pranë kompleksit “Dinamo”, në të cilin është përfshirë ish-konkurrenti i Big Brother Albania, Bjordi Mezini. Ky i fundit, teksa lëvizte me një motor sport është përplasur me një makinë tip “Renault”.
Si pasojë e përplasjes, Bjordi Mezini ka mbetur i plagosur lehtë, dhe fatmirësisht pa pasoja për shëndetin.
Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur policia, dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
