Aksidentohet ish-banori i Big Brother, motori sportiv përplaset me makinën

Elton Tafaruci

Një aksident ka ndodhur rreth orës 17:00 në kryeqytet, pranë kompleksit “Dinamo”, në të cilin është përfshirë ish-konkurrenti i Big Brother Albania, Bjordi Mezini. Ky i fundit, teksa lëvizte me një motor sport është përplasur me një makinë tip “Renault”.

Si pasojë e përplasjes, Bjordi Mezini ka mbetur i plagosur lehtë, dhe fatmirësisht pa pasoja për shëndetin.

Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur policia, dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *