Kur isha i vogël,
dy pëllëmbë e pak,
im atë një gështenjë,
preu me merak.
Nga gjith’ trungu mori,
ç’i duhej për vete,
aq sa mund të bënte,
për mua një djepe.
Kur e bëri gati,
për të tundur djepin,
te koka i gdhendi,
Naimit portretin.
Nëna ime zogë,
kur më jepte gji,
ç’kishte bërë për mua,
një ninullë flori.
Eh-ç’qe ajo ninullë,
që këndonte zoga:
“M’u rriç bir i nënës,
me flori tek koka!..”
Shpejt kaluan vitet,
si një fllad i lehtë,
pak nga pak fillova,
të këndoja vetë.
Atë nina-nana,
që më thoshte nëna,
desha ta kuptoja,
si ma donte zëmra.
Floriri i rrallë,
te jastëku im,
s’mund të ishte veç,
i madhi Naim.
Prapë kaluan vitet,
si një fllad i lehtë,
nisa ndonjë këngë,
të thurrja dhe vetë.
U mundova shumë,
sa që unë e di,
t’i vidhja Naimit,
sado pak flori.
Naim zemërmadhi,
thesarin ç’ma hapi,
m’i hodhi në dorë,
gjithë florinjtë që pati.
Eh-moj nënë shpirti,
Naimi ç’më bëri,
nga ai u vesha,
me flori i tëri!
1986

Ke qene poet kur i kendoje jetes ndersa tani ke barre te rende te bredhesh ne fushat e ramajve,metajve e berishajve per te gjetur ndonje thesar qe mund te riciklohet.
Bobo, sa te madhe e ka pordhen ky njeri, vetem Edvin Rama ia kalon.
…DHE NAIMI, DIJTI SE KUJT IA DHA FLORINJTË!… QOFSH JETËGJATË, I DASHUR BENI!
Pordhet kane zhurme dhe meqene se zhurmen e ben zotrote o shahist i zene mat me siguri jane pordhet e tua dhe jo te Benit, me sa duket kete e plotson dhe fakti qe eren e qelbur qe perhap ti dhe ndonje si ti kini hyre ne fazen para vdekjes , prandaj bashke me pordhet koni dhe shume fende te fshehura pa zhurme qe qelbin me shume. Ngodhci sa ma pare raca juaj qelbese.
Ti dukesh qe nga nicku qe ke vene qe te buçasin pordhet edhe me keq se ky bejtexhiu.
Ti je me i pasuri sot me shqiperi dhe nder me te pasurit ne vitet qe do vijne. Ta kam thene here tjeter qe je i vetmi sot qe kam zili nga shqiptaret. Si ty vetem deshiroja te isha. Keta injorantet me para e pushte nuk i pjerdh fare. As zili as lesh si kam.
Ke te kem zili? Ramen? Meten? Berishen? Larg o zot.
Poet i dashur dhe i respektuar per cdo shqiptar qe ka qoft edhe pak mend ne kok ! Shkrimet e tua jan ai ze ,i gezimit ,i hidherimit ,i deshperimit e i zhgenjimit te popullit, qe i shef dhe i thua ashtu si ai shikon dhe i ndjen ! Je pran tij ,je zeri i tij, pa kompromise e pa anesi ! Nuk je “shahist politike” dhe as kasander te parashikosh cfar fshihet pas levizjeve e pazareve ku perfundimi esht i pasigurt e i paparashikuar !
Qendro larg ksaj elite te pabes dhe atyre qe i kan zen bes, se deshperimi e zhgenjimi per njerez si ty le mbresa ….Per fat te keq Shqiperia esht mbushur me qorra, qe ndjekin pas edhe ndonje “engjell” por dhe shum “djaj” e vetem fati ka ne dor ti coj ne ate rug qe duhet ! Te shoh te deshperuar, por nuk je vetem …Te shohim……………
Respekte