I dashur Naim

redaktor

 

Kur isha i vogël,
dy pëllëmbë e pak,
im atë një gështenjë,
preu me merak.

Nga gjith’ trungu mori,
ç’i duhej për vete,
aq sa mund të bënte,
për mua një djepe.

Kur e bëri gati,
për të tundur djepin,
te koka i gdhendi,
Naimit portretin.

Nëna ime zogë,
kur më jepte gji,
ç’kishte bërë për mua,
një ninullë flori.

Eh-ç’qe ajo ninullë,
që këndonte zoga:
“M’u rriç bir i nënës,
me flori tek koka!..”

Shpejt kaluan vitet,
si një fllad i lehtë,
pak nga pak fillova,
të këndoja vetë.

Atë nina-nana,
që më thoshte nëna,
desha ta kuptoja,
si ma donte zëmra.

Floriri i rrallë,
te jastëku im,
s’mund të ishte veç,
i madhi Naim.

Prapë kaluan vitet,
si një fllad i lehtë,
nisa ndonjë këngë,
të thurrja dhe vetë.

U mundova shumë,
sa që unë e di,
t’i vidhja Naimit,
sado pak flori.

Naim zemërmadhi,
thesarin ç’ma hapi,
m’i hodhi në dorë,
gjithë florinjtë që pati.

Eh-moj nënë shpirti,
Naimi ç’më bëri,
nga ai u vesha,
me flori i tëri!

1986

Share This Article
7 Comments
  • Ke qene poet kur i kendoje jetes ndersa tani ke barre te rende te bredhesh ne fushat e ramajve,metajve e berishajve per te gjetur ndonje thesar qe mund te riciklohet.

  • Pordhet kane zhurme dhe meqene se zhurmen e ben zotrote o shahist i zene mat me siguri jane pordhet e tua dhe jo te Benit, me sa duket kete e plotson dhe fakti qe eren e qelbur qe perhap ti dhe ndonje si ti kini hyre ne fazen para vdekjes , prandaj bashke me pordhet koni dhe shume fende te fshehura pa zhurme qe qelbin me shume. Ngodhci sa ma pare raca juaj qelbese.

  • Ti je me i pasuri sot me shqiperi dhe nder me te pasurit ne vitet qe do vijne. Ta kam thene here tjeter qe je i vetmi sot qe kam zili nga shqiptaret. Si ty vetem deshiroja te isha. Keta injorantet me para e pushte nuk i pjerdh fare. As zili as lesh si kam.
    Ke te kem zili? Ramen? Meten? Berishen? Larg o zot.

  • Poet i dashur dhe i respektuar per cdo shqiptar qe ka qoft edhe pak mend ne kok ! Shkrimet e tua jan ai ze ,i gezimit ,i hidherimit ,i deshperimit e i zhgenjimit te popullit, qe i shef dhe i thua ashtu si ai shikon dhe i ndjen ! Je pran tij ,je zeri i tij, pa kompromise e pa anesi ! Nuk je “shahist politike” dhe as kasander te parashikosh cfar fshihet pas levizjeve e pazareve ku perfundimi esht i pasigurt e i paparashikuar !
    Qendro larg ksaj elite te pabes dhe atyre qe i kan zen bes, se deshperimi e zhgenjimi per njerez si ty le mbresa ….Per fat te keq Shqiperia esht mbushur me qorra, qe ndjekin pas edhe ndonje “engjell” por dhe shum “djaj” e vetem fati ka ne dor ti coj ne ate rug qe duhet ! Te shoh te deshperuar, por nuk je vetem …Te shohim……………
    Respekte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *