Irena Beqiraj rikthehet në postin e zv/ ministres së Financave.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë që u mbajt në orën 10:00.
Lajmi konfirmohet për Ora Neës nga burime pranë kryeministrisë.
Beqiraj konsiderohet person teknik dhe ka mbajtur së fundmi detyrën e këshilltares së kryeministrit për ekonominë dhe më herët edhe postin e zv/ ministres së Financave dhe Drejtores së Përgjithshme të Doganave.
Mesa duket Rama ministrit teknik të propozuar nga PD, Helga Vukaj, po i përgjigjet me një zv/ ministër po teknik në një nga dikasteret më të rëndësishme të qeverisë
Emërimi i Beqirajt vjen pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar të Ramës, të dakordësuar në marrëveshjen me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.
Sipas marrëveshjes 6 minitrat e Ramës do të zëvendësohen me 6 ministra teknikë si dhe një zv/ kryeministër teknik.
