Ndryshime të tjera në qeveri, Rama rikthen Irena Beqirajn

DITA Online

 

Irena Beqiraj rikthehet në postin e zv/ ministres së Financave.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë që u mbajt në orën 10:00.

Lajmi konfirmohet për Ora Neës nga burime pranë kryeministrisë.

Beqiraj konsiderohet person teknik dhe ka mbajtur së fundmi detyrën e këshilltares së kryeministrit për ekonominë dhe më herët edhe postin e zv/ ministres së Financave dhe Drejtores së Përgjithshme të Doganave.

Mesa duket Rama ministrit teknik të propozuar nga PD, Helga Vukaj,  po i përgjigjet me një zv/ ministër po teknik në një nga dikasteret më të rëndësishme të qeverisë

Emërimi i Beqirajt vjen pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar të Ramës, të dakordësuar në marrëveshjen me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Sipas marrëveshjes 6 minitrat e Ramës do të zëvendësohen me 6 ministra teknikë si dhe një zv/ kryeministër teknik.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *