E mësova të vërtetën,
tani që më erdhën mentë:
“Sa më shumë që i njoh njerëzit,
aq më shumë i dua qentë!.”
Do të dal në mes të ditës,
porsi Diogjeni i hershëm,
do dal me qiri në dorë,
të gjej një njeri të ndershëm!
Të them ty o burrë i thinjur,
dhe ty o djalosh i ri:
“Jo çdo gjë që ndrin e verdhë,
është domosdo flori!”
A e dini ju o njerëz,
një fjalë plot ëmbëlsirë:
“Erë e hudhrës e mbyt keq,
dhe parfumin më të mirë!
O qymyr s’të bëj dot mik,
s’kam lindur për vetëmohim,
kur je i ndezur më djeg,
kur je i shuar më nxin!
Këto fjalë të arta që qëndrojnë mirë,
s’i ka thënë aspak një gojë memece:
“Më mirë rro në shpellë me një egërsirë,
se sa në shtëpi me një grindavece!”
Kur më shajnë aq më bën,
aq më bën e s’më prish punë,
se kur më kafshon një qen,
nuk mund ta kafshoj dhe unë!
Një fjalë të urtë dhe të artë,
as topi dot nuk e luan:
“Shqiponja-ky zog kryelartë,
për mizat e dheut nuk gjuan!
Ul kokën dhe shpinën gjithmonë,
ti bir i mjerë robërie:
“Se dielli nuk del për të verbërinë,
kambana për shurdhin nuk bie!.”
E hodhën në kosh të plehut,
t’i merrnin nderin të mirit,
po ai kosh i shëmtuar,
mori vlerën e floririt!
Njerëzit mund të jenë,
të liq e të mirë,
po pa drejtësinë,
askush s’është i lirë!

bukur ke qelluar si gjithmone ne shenje o yll
Ausgezeichnet SHEKSPIRI SHQIPTAR
je nje artist i madh
vargje gjigante….. cdo fjale qe mund te them eshte shume pak krahasuar me ndjesine qe na jepni z.duka. ju uroj shendet.
ben duka ste krahasoj me diamantin se te humbas vleren.
Arben eshte koha per thirrje
Se erdh dita e kerkuar
Erdhi 23 Qershori
Rilindjen per ta bekuar
Bej apel me penen tende
Te ngrihen te gjithe ne kembe
Qe me vote e te bashkuar
Qeverine ta perzene
Shkruaj e beju apel
Me zemren hapur ne dore
Si dikur ne 24-en
Vet Noli liberator
Cfar do rilind PS vetveten,qe mbajn ala zerin e popullit qe nga viti 1942.