PD në Shkodër “shpall” fitoren: Jemi në epërsi ndaj kundërshtarëve

Gazeta Dita

Kryetari i PD-së në Shkodër, Ramiz Çobaj, shpall avantazhin e PD në qarkun e Shkodrës. Në një prononcim për mediat nga selia e kësaj force në këtë qytet Çobaj deklaroi se PD dhe aleatët e saj janë në epërsi ndaj kundërshtarëve.

“Nga informacionet e ardhura nga strukturat tonë, ju bëj me dije se jemi në prag të fitores së madhe. PD dhe aleatët po avancojnë ndaj kundërshtarëve pavarësisht presioneve të ndryshme duke i hapur rrugë “Republikës së Re”,- u shpreh Çobaj.

Ai ftoi ndër të tjera të gjithë qytetarët që nuk kanë votuar të tregojnë me votë vullnetin e tyre.
“Ju bëj thirrje të gjithëve ju, në këto momente kritike të shkoni pranë kutive të votimit. Çdo votë e juaja është shumë e rëndësishme, çdo votë e juaja bën ndryshimin e madh”,- tha ai.

Share This Article
3 Comments
  • Hahahaha! Sa kam qeshur! Kujtoja se e kishin harruar zanatin, por paskam qene gabuar! Ju kujtohet, para shume vitesh, bene po te njejten gje, duke deklaruar fitoren ne mes te dites! Se ku i mbeshtesin, keto i dine, por gjithsesi, PD-istet ngelen nga katerkembeshit me te rralle te ngelur nga lashtesia gjeologjike!!

  • Qe kane luajtur mendsh keta te PD dihet, por qe jane kaq koqe po na lene pa fjale., fletet e votimit brenda ne kutin e pahapur, ky bolja del e thote “fitore”.
    Mos e beso po deshe kjo ndodh me tocat e PD, qe po presin “Reubliken e Amsterdamit” ne emigracion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *