Kryetari i PD-së në Shkodër, Ramiz Çobaj, shpall avantazhin e PD në qarkun e Shkodrës. Në një prononcim për mediat nga selia e kësaj force në këtë qytet Çobaj deklaroi se PD dhe aleatët e saj janë në epërsi ndaj kundërshtarëve.
“Nga informacionet e ardhura nga strukturat tonë, ju bëj me dije se jemi në prag të fitores së madhe. PD dhe aleatët po avancojnë ndaj kundërshtarëve pavarësisht presioneve të ndryshme duke i hapur rrugë “Republikës së Re”,- u shpreh Çobaj.
Ai ftoi ndër të tjera të gjithë qytetarët që nuk kanë votuar të tregojnë me votë vullnetin e tyre.
“Ju bëj thirrje të gjithëve ju, në këto momente kritike të shkoni pranë kutive të votimit. Çdo votë e juaja është shumë e rëndësishme, çdo votë e juaja bën ndryshimin e madh”,- tha ai.

Hahahaha! Sa kam qeshur! Kujtoja se e kishin harruar zanatin, por paskam qene gabuar! Ju kujtohet, para shume vitesh, bene po te njejten gje, duke deklaruar fitoren ne mes te dites! Se ku i mbeshtesin, keto i dine, por gjithsesi, PD-istet ngelen nga katerkembeshit me te rralle te ngelur nga lashtesia gjeologjike!!
Qe kane luajtur mendsh keta te PD dihet, por qe jane kaq koqe po na lene pa fjale., fletet e votimit brenda ne kutin e pahapur, ky bolja del e thote “fitore”.
Mos e beso po deshe kjo ndodh me tocat e PD, qe po presin “Reubliken e Amsterdamit” ne emigracion.
Po ky Cobaj sikur dha doreheqjen apo u be pishmend? Kush genjen tani Cobaj sot apo Cobaj dje?!