Donnarumma zgjedh Milanin para agjentit Mino Raiola

Gazeta Dita

Në javët e fundit marrëdhënia midis Milan dhe Raiola është prishur, me agjentin që ka akuzuar drejtorin e ri Massimiliano Mirabelli se sjellja e tij ishte si ajo e një mafiozi.

Sipas tij arsyeja kryesore e vendimit të Donnarummas për të mos rinovuar ishte pikërisht sjellja e drejtorit të Milan. Por me sa duket vizita e trajnerit Vincenzo Montella te familja e portierit me sa duket ka ndryshuar gjërat.

Sipas Quotidiano Sportivo dhe La Nazione, Donnarumma është gati të pushojë Raiola-n për të punësuar babanë e tij Alfonso  si agjentin e tij. Një tjetër opsion ishte dhe një agjent i FIFA-s.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *