Në javët e fundit marrëdhënia midis Milan dhe Raiola është prishur, me agjentin që ka akuzuar drejtorin e ri Massimiliano Mirabelli se sjellja e tij ishte si ajo e një mafiozi.
Sipas tij arsyeja kryesore e vendimit të Donnarummas për të mos rinovuar ishte pikërisht sjellja e drejtorit të Milan. Por me sa duket vizita e trajnerit Vincenzo Montella te familja e portierit me sa duket ka ndryshuar gjërat.
Sipas Quotidiano Sportivo dhe La Nazione, Donnarumma është gati të pushojë Raiola-n për të punësuar babanë e tij Alfonso si agjentin e tij. Një tjetër opsion ishte dhe një agjent i FIFA-s.
