Dibra pritet të çojë në parlament 6 deputetë. Deri në këto momente, rezulton se janë numëruar 147 kuti votimi nga 259 në total.
Nga rezultatet e numërimit deri më tani, Dibra nxjerr forcë të parë PS, e cila ka marrë 16.743 vota ose 38.48%, që e përkthyer në mandate është 3 deputetë.
Ndërsa, në vend të dytë Dibra rendit Partinë Demokratike. PD ka marrë 13.024 vota, ose 29.94%, që e përkthyer në numër deputetësh është 2 mandate.
Më tej, Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon të mbetet në vend të tretë. Deri në këto momente, LSI ka marrë 7.868 vota, ose 18.08%, që e përkthyer në numër mandatesh është 1 deputet.
Pra, në krahasim me rezultatet e publikuara pak minuta më parë, ku LSI nuk kishte asnjë mandate në këtë qark, kjo parti tani arrin të fusë në parlament deputetin Përparim Spahiun
