Rritet LSI në Dibër, PD-së i ikën një mandat

Ornela
Komisionere te shoqeruar nga police te armatosur, duke dorezuar kutite e votave dhe materialeve zgjedhore pas mbylljes se qendrave te votimit, ne shkollen Vasil Shanto. Sot ne Shqiperi eshte votuar per zgjedhjet e pergjithshme parlamentare./r/n/r/nCommissioners, escorted by police officers, hand over ballot boxes after the closure of polling stations in Tirana's Vasil Shanto school on June 25, 2017. Albania votes in a parliamentary election with Socialist Prime Minister hoping to boost his grip on power and lead the Balkan country into talks on European Union accession.

Dibra pritet të çojë në parlament 6 deputetë. Deri në këto momente, rezulton se janë numëruar 147 kuti votimi nga 259 në total.

Nga rezultatet e numërimit deri më tani, Dibra nxjerr forcë të parë PS, e cila ka marrë 16.743 vota ose 38.48%, që e përkthyer në mandate është 3 deputetë.

Ndërsa, në vend të dytë Dibra rendit Partinë Demokratike. PD ka marrë 13.024 vota, ose 29.94%, që e përkthyer në numër deputetësh është 2 mandate.

Më tej, Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon të mbetet në vend të tretë. Deri në këto momente, LSI ka marrë 7.868 vota, ose 18.08%, që e përkthyer në numër mandatesh është 1 deputet.

Pra, në krahasim me rezultatet e publikuara pak minuta më parë, ku LSI nuk kishte asnjë mandate në këtë qark, kjo parti tani arrin të fusë në parlament deputetin Përparim Spahiun

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *