Europa League/ Maccabi thyen Tiranën, Skënderbeu e ka të vështirë ndaj Sant Hulia. Prishtina turpërohet në Suedi

Gazeta Dita

Në orën 20:00 tre skuadra shqiptare zbritën për të luajtur ndeshjet e tyre në kuadër të fazës së parë të “Europa League” ku në 45-së minutat e para rezultatet nuk kanë qenë pozitive.

Tirana e cila ka udhëtuar drejt Izraelit për të luajtur me Maccabi Tel Aviv është duke humbur me rezultatin 1-0 pasi Cohen në të 27-ën minutë realizoi një goditje perfekte për të mposhtur Ilion Likën.

Ndërkohë Skënderbeu i cili luan me Sant Hulia në Korçë nuk ka arritur ende të zhbllokoi rezultatin pavarësisht se kundërshtari ne letër është më i dobët.

Takimi i parë në histori për Prishtinën në Kupat Europiane është shndërruar në një makth pasi suedezët e Norrkoping janë treguar të pamëshirshme duke shënuar 5 gola vetëm në pjesën e parë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *