Në orën 20:00 tre skuadra shqiptare zbritën për të luajtur ndeshjet e tyre në kuadër të fazës së parë të “Europa League” ku në 45-së minutat e para rezultatet nuk kanë qenë pozitive.
Tirana e cila ka udhëtuar drejt Izraelit për të luajtur me Maccabi Tel Aviv është duke humbur me rezultatin 1-0 pasi Cohen në të 27-ën minutë realizoi një goditje perfekte për të mposhtur Ilion Likën.
Ndërkohë Skënderbeu i cili luan me Sant Hulia në Korçë nuk ka arritur ende të zhbllokoi rezultatin pavarësisht se kundërshtari ne letër është më i dobët.
Takimi i parë në histori për Prishtinën në Kupat Europiane është shndërruar në një makth pasi suedezët e Norrkoping janë treguar të pamëshirshme duke shënuar 5 gola vetëm në pjesën e parë.
