Samiti i G20/ BE kërcënon SHBA-në me luftë tregtare për çelikun

Gazeta Dita

Një luftë tregtare me SHBA-në do të nisë nëse presidenti i saj, Donald Trump kërkon të përzërë kompanitë evropiane nga tregu amerikan i çelikut, paralajmëruan sot zyrtarët e BE-së në samitin e G20-ës, në Hamburg.

“Vendimi i Trumpit do të përfshinte imponimin e sanksioneve ndaj importeve të çelikut të SHBA-së”, tha presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

“Ne do të reagojmë me masa kundërshtuese brenda pak ditësh”, shtoi ai.

“Proteksionizmi është absolutisht rruga e gabuar”, tha Juncker gjatë një konference për shtyp.

Në prill, Trump nisi një hetim lidhur me rreziqet që paraqesin importet e çelikut, për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Share This Article
1 Comment
  • KESHTU FILLON LUFTA E ARMATOSUR, SI LOJE.

    E TREGON HISTORIA 10,000 VJECARE E NJEREZIMIT

    KETE PUNE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *