Një luftë tregtare me SHBA-në do të nisë nëse presidenti i saj, Donald Trump kërkon të përzërë kompanitë evropiane nga tregu amerikan i çelikut, paralajmëruan sot zyrtarët e BE-së në samitin e G20-ës, në Hamburg.
“Vendimi i Trumpit do të përfshinte imponimin e sanksioneve ndaj importeve të çelikut të SHBA-së”, tha presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.
“Ne do të reagojmë me masa kundërshtuese brenda pak ditësh”, shtoi ai.
“Proteksionizmi është absolutisht rruga e gabuar”, tha Juncker gjatë një konference për shtyp.
Në prill, Trump nisi një hetim lidhur me rreziqet që paraqesin importet e çelikut, për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

KESHTU FILLON LUFTA E ARMATOSUR, SI LOJE.
E TREGON HISTORIA 10,000 VJECARE E NJEREZIMIT
KETE PUNE.