Ambasada e SHBA në Tiranë, me mbështetjen e Bashkisë së Sarandës ka dhuruar për pushuesit dhe turistët e shumtë një koncert të përbashkët të Grupit California Feetëarmers dhe Alar Band.
Koncerti u performua në skenën e ngritur në Plazhin “Rinia” në bulevardin kryesor të qytetit. Grupet muzikore ndodhen në Shqipëri pas interpretimit me rastin e 4 korrikut, festësKombëtare të Amerikës.
Përveç qytetarëve të shumtë pjesëmarrës në këtë koncert festiv, të ftuar ishin edhe banorët e shtëpisë së të moshuarave dhe të shtëpisë së fëmijës.
Të pranishëm gjithashtu ishin edhe këshilltarë të ambasadës amerikane në Tiranë.Ky aktivitet u bë me rastin e festës së pavarësisë së shteteve
të Bashkuara të Amerikës. Koncerti zgjati rreth 1 orë e më pas festa u zhvendos në një nga lokalet e qytetit buze detit në një pritje kokteil.
