“California Feetwarmers dhe “Alar Band” performojnë në Sarandë

Gazeta Dita

Ambasada e SHBA në Tiranë, me mbështetjen e Bashkisë së Sarandës ka dhuruar për pushuesit dhe turistët e shumtë një koncert të përbashkët të Grupit California Feetëarmers dhe Alar Band.

Koncerti u performua në skenën e ngritur në Plazhin “Rinia” në bulevardin kryesor të qytetit. Grupet muzikore ndodhen në Shqipëri pas interpretimit me rastin e 4 korrikut, festësKombëtare të Amerikës.

Përveç qytetarëve të shumtë pjesëmarrës në këtë koncert festiv,  të ftuar ishin edhe banorët e shtëpisë së të moshuarave dhe të shtëpisë së fëmijës.

Të pranishëm gjithashtu ishin edhe këshilltarë të ambasadës amerikane në Tiranë.Ky aktivitet u bë me rastin e festës së pavarësisë së shteteve

të Bashkuara të Amerikës. Koncerti zgjati rreth 1 orë e më pas festa u zhvendos në një nga lokalet e qytetit buze detit në një pritje kokteil.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *