Lista me 100 emra, reagon Basha: Mungon Rama dhe ministrat e tij

Gazeta Dita

Kreu i vetëngrirë i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të listës me 100 emra nga kryeministri Edi Rama, si personat e denoncuar nga qytetarët për abuzime. Basha thotë se për Ramën, drejtësia është ai vetë dhe për të nuk ka ligj.

Kreu i PD-së heq paralele me kohën e diktaturës, ndërsa shton se në lista mungon emri i Ramës dhe disa prej ministrave e ish-ministrave të tij.

STATUSI I BASHËS
Lista e turpshme e publikuar nga Edi Rama dëshmon atë që Partia Demokratike dhe unë kemi thënë katër vjet rresht: për Edi Ramën drejtësia është ai vetë, shteti është ai vetë. Për të nuk ka ligj, nuk ka të drejta njerëzore, nuk ka llogaridhënie. Ai vendos se kush është fajtor e kush jo, kush duhet dënuar e kush jo.

Ai nuk e ka problem të përlyejë, akuzojë dhe turpërojë publikisht si në kohën e Enver Hoxhës.

Jo rastësisht në listën e tij nuk janë hajdutët dhe kriminelët e vërtetë shtetërorë: mungon ai vetë, mungojnë Ilir Beqaj, Sajmir Tahiri, Damian Gjiknuri dhe gjithë ministrat dhe drejtuesit kryesorë shtetërorë që kanë privatizuar qeverinë për vete, për kriminelët dhe për klientët e tyre.

Ai që dhunoi zgjedhjet, tani ka filluar të dhunojë të drejtat e njerëzve. Ndaj duhet bashkimi i çdokujt për një përballje popullore të fortë dhe të vërtetë për ta ndalur dhe për t’u kthyer pushtetin qytetarëve.

Share This Article
7 Comments
  • Ke te drejt te llapesh me goje.Kjo do vashdoj derisa neni 449 te jashqitet si ligj jo demokratik dhe aspak per te vendosur drejtesi.Sot asht koha e Vettingut.Ndaj mos u ngut shume shpejt do ju kapllojn hekurat.

  • Po te shenoheshin kriminelet,vrastaret,tradhtaret e shitesit e atdheut, per te gjitha me faktime konkrete, Salihu duhej te ishte “kampion”,ne pasim: Basha,Topalli,Bode,Ristani,Alibeja, Paloka ne vazhdim, gjithe ish-ministrat e PD dhe anetaret e kryesise.

  • Cfare ben ky monster mo s’ka ne mend me ba gja ky edhe pas ketyre votimeve koti..por zgerdhihet me katunare dhe ban suikur do punoje..ik o plehne e merru me Ilir Moniken se dote zhdukin…

  • O Bashe sumkapuci kjo eshte lista e cironkave,duro dhe pak kur te shohesh listen e peshkaqeneve qe kane vjedhur-oervetesuar prona-kane shitur pjese te ujrave territoriale te Shqiperise-qe kane vrare ne mes te bulevardit-qe hodhen ne ere nje fshat te tere me dhjetra te vrare dhe plagosur-qe kane vjedhur miliarda ne tendera etj…kjo liste do jete cdo jet.

  • Jo Luli mungoni ju ne krye te listes pasi aty mungojne 300-400 milionshi keshtu qe duhet tr jesh i pari ne krye.Nese te heqin nga ngrirja si kryetar rruga tjeter eshte ne biruce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *