Kreu i vetëngrirë i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të listës me 100 emra nga kryeministri Edi Rama, si personat e denoncuar nga qytetarët për abuzime. Basha thotë se për Ramën, drejtësia është ai vetë dhe për të nuk ka ligj.
Kreu i PD-së heq paralele me kohën e diktaturës, ndërsa shton se në lista mungon emri i Ramës dhe disa prej ministrave e ish-ministrave të tij.
STATUSI I BASHËS
Lista e turpshme e publikuar nga Edi Rama dëshmon atë që Partia Demokratike dhe unë kemi thënë katër vjet rresht: për Edi Ramën drejtësia është ai vetë, shteti është ai vetë. Për të nuk ka ligj, nuk ka të drejta njerëzore, nuk ka llogaridhënie. Ai vendos se kush është fajtor e kush jo, kush duhet dënuar e kush jo.
Ai nuk e ka problem të përlyejë, akuzojë dhe turpërojë publikisht si në kohën e Enver Hoxhës.
Jo rastësisht në listën e tij nuk janë hajdutët dhe kriminelët e vërtetë shtetërorë: mungon ai vetë, mungojnë Ilir Beqaj, Sajmir Tahiri, Damian Gjiknuri dhe gjithë ministrat dhe drejtuesit kryesorë shtetërorë që kanë privatizuar qeverinë për vete, për kriminelët dhe për klientët e tyre.
Ai që dhunoi zgjedhjet, tani ka filluar të dhunojë të drejtat e njerëzve. Ndaj duhet bashkimi i çdokujt për një përballje popullore të fortë dhe të vërtetë për ta ndalur dhe për t’u kthyer pushtetin qytetarëve.

Z luli, Luli….i, o L….u….li…..! zgjohu, mbaroi fushata!
Po miljonat qe vodhe ne Rrugen e Kombit ku te perfshihen Lul?
Ke te drejt te llapesh me goje.Kjo do vashdoj derisa neni 449 te jashqitet si ligj jo demokratik dhe aspak per te vendosur drejtesi.Sot asht koha e Vettingut.Ndaj mos u ngut shume shpejt do ju kapllojn hekurat.
Po te shenoheshin kriminelet,vrastaret,tradhtaret e shitesit e atdheut, per te gjitha me faktime konkrete, Salihu duhej te ishte “kampion”,ne pasim: Basha,Topalli,Bode,Ristani,Alibeja, Paloka ne vazhdim, gjithe ish-ministrat e PD dhe anetaret e kryesise.
Cfare ben ky monster mo s’ka ne mend me ba gja ky edhe pas ketyre votimeve koti..por zgerdhihet me katunare dhe ban suikur do punoje..ik o plehne e merru me Ilir Moniken se dote zhdukin…
O Bashe sumkapuci kjo eshte lista e cironkave,duro dhe pak kur te shohesh listen e peshkaqeneve qe kane vjedhur-oervetesuar prona-kane shitur pjese te ujrave territoriale te Shqiperise-qe kane vrare ne mes te bulevardit-qe hodhen ne ere nje fshat te tere me dhjetra te vrare dhe plagosur-qe kane vjedhur miliarda ne tendera etj…kjo liste do jete cdo jet.
Jo Luli mungoni ju ne krye te listes pasi aty mungojne 300-400 milionshi keshtu qe duhet tr jesh i pari ne krye.Nese te heqin nga ngrirja si kryetar rruga tjeter eshte ne biruce