Detajet e ceremonisë/ Meta merr sot detyrën si President

Dita

Sot Ilir Meta merr detyrën si President i Republikës së Shqipërisë

Ai është Presidenti i 7-të në hitorinë e vendit.

Tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për ceremoninë e dorëzimit të detyrës nga Presidenti në largim Bujar Nishani tek Ilir Meta, i cili vjen nga një karrierë e gjatë politike.

Fillimisht, rreth orës 18: 00, Meta do të bëjë betimin në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend përpara deputetëve të Kuvendit aktual.

Në orën 19: 00 do t’i drejtohet Presidencës për të marrë “çelësat” e zyrës së re. Ai do të pritet nga Nishani në zyrën e Presidentit të Republikës për t’u bërë dorëzimet sipas protokollit dhe më pas do të dalin në sheshin para Presidencës për ceremoninë e rastit.

Të dy presidentët do të mbajnë fjalën para të ftuarve, trupit diplomatik dhe drejtuesve të institucioneve më të larta shqiptare.

Sipas protokollit, Metës do t’i dorëzohet Kushtetuta nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Pasi të jenë kryer të gjitha procedurat e dorëzimit, në mënyrë simbolike Meta do të përcjellë Presidentin në ikje, Bujar Nishani, i cili mësohet se do të zhvendoset në një vilë në zonën e Farkës.

Fill pas kësaj Garda e Republikës kryen parakalimin nderues, kohë kur nga kodrat e liqenit do të dëgjohen 21 të shtëna me top.

Mësohet se në këtë ceremoni Presidenti i ri nuk do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, e cila tashmë është e veshur me kostumin e liderit të LSI-së, por nga vajza, e cila do të mbajë edhe statusin e zonjës së parë për të shoqëruar Presidentin e Shqipërisë në takimet zyrtar si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Për këtë ceremoni, janë bërë të gjitha pregatitjet si nga ana e protokollit, ashtu edhe nga ana e Bashkisë së Tiranës për të vendosur në bulevardin kryesor dekorin e nevojshëm.

I gjithë bulevardi Dëshmorët e Kombit është mbuluar me ngjyrat kuq e zi, ndërsa në oborrin e Presidencës janë vendosur edhe podiumet ku do të akomodohen të ftuarit për të ndjekur ceremoninë./shqiptarja/

Share This Article
6 Comments
    • – VETTING,
      – DEMOKRATIE,
      – RECHTSSTAAT,
      – ORDNUNG,
      – FREIHEIT
      – WIRTSCHAFTSSCHWUNG

  • Eshte Turp dhe Tmerr qe Kapo Mafia Shqiptare te Zgjidhet President.Beni Skanimin Ala Veting njehere ,qe te qetesoni Shpirtrat.

  • Gjithe kete goxha peshqesh nuk e prisnim prej jush… shoku Taras. Respekt, respekt…

    Pa dale, pa dale se sikur mu kujtua nje histori “e vjeter”. Si ishte ajo puna e “kokpalareve” te 21 janarit qe dolen te protestonin gjithe urrejtje me bllok me hunj ne dore kunder korrupsionit galopant ?

    Shoku Taras, a mund te na thoni se cili ishte organizatori qe i printe kopese se ne “koklareve” sikur s’na tkurret memorja kollaj ?

  • 21topat, besoj se janë në nderim të 21 janarit, ku u vranë nga shteti 4 demostrues , sepse
    rrinn me duar në xhepa dhe kishin syte nga selia e lkryeministrido!!! Bravoooooo
    Xyz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *